Flash

Ligji për shtetësinë, dhjetëfishohet tarifa për t’u bërë shqiptar në 300 euro

Lapsi.al 5 September 2019
Ligji për shtetësinë, dhjetëfishohet tarifa për

Një tjetër ligj po pëson ndryshime, “Ligji për Shtetësinë”, i cili pritet që të shtojë kostot për individët që duan që të marrin shtetësinë shqiptare.

Sipas relacionit, tarifa aktuale nuk korrespondon me koston e shërbimit dhe përshtatja e saj do të sillte rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit.

“Këto ndryshime priten të shoqërohen me ndikime sociale në dy aspekte: regjistrimi i personave të cilët kanë fituar shtetësinë shqiptare me dekret presidencial, por që nuk janëregjistruar në zyrat e gjendjes civile përkatëse, si dhe regjistrimi i personave që kanë mbushur moshën 18 vjeç, të lindur jashtë territorit shqiptar, qoftë edhe me njërin prind më shtetësi shqiptare, do të sjellë rritje të numrit të popullsisë shqiptare, si dhe ushtrimin nga ana e kësaj kategorie subjektesh, të të drejtave që lidhen me të pasurit shtetësinë shqiptare. Në mënyrë indirekte, kjo do të shoqërohet me ndikime ekonomike pozitive, pasi kjo kategori personash që nëpërmjet regjistrimit në zyrat e gjendjes civile, u bëhet efektive shtetësia shqiptare (ushtrim të të drejtave sociale dhe përfitime fiskale), mund të investojë të ardhurat në territorin shqiptar. “-thuhet në raportin shpjegues.

Tarifa për aplikim propozohet të jetë në vlerën 300 euro, referuar edhe tarifave që zbatohen në nivel rajonal, si dhe do të miratohet me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Brendshëm, Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Të ardhurat që parashikon për Buxhetin e Shtetit, nëse kjo tarifë miratohet janë në vlerën 63 milion lekë.

“Sipas të dhënave të Sektorit të Shtetësisë për vitin 2018, parashikohet të aplikojnë për shtetësinë shqiptare rreth 1 000 persona, nga të cilat 700 persona kanë aplikuar brenda vendit dhe 300 persona jashtë vendit, ku janë rezidentë. Aktualisht mbështetur në Udhëzimin e Përbashkët të Ministrisë së Punëve të Jashtme nr.6252, datë 10.12.2001 dhe të Ministrisë së Rendit Publik nr. 3583, datë 27.11.2001 “Për procedurat dhe dokumentacionin për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare”, tarifa e shërbimit (aplikimi për shtetësi) është në masën 5 000 lekë pë r personat që aplikojnë brenda vendit, dhe 30 euro për personat që aplikojnë pranë përfaqësive diplomatike. Për vitin 2018 të ardhurat për Buxhetin e Shtetit parashikohen të jenë në vlerën 4 760 mijë lekë. Këto të ardhurat derdhen në Buxhetin e Shtetit, pra nuk përdoren nga strukturat/njësit ë që i krijojnë ato. Parashikohet që numri i aplikantëve sipas këtij projektligji të jetë rreth 1 500 persona.”-thuhet në relacion.

Dhënia e shtetësisë shqiptare të huajve, nëse Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor, kulturor apo kombëtar, shoqërohet me efekte ekonomike apo sociale pozitive, pasi motivon ushtrimin e veprimtarive me interes për Shqipërinëm, sipas shpjegimit më të detajuar të pr.ligjit. Fitimi i shtetësisë shqiptare për të huajt që kryejnë një investim në sektorë strategjikë me interes publik sipas legjislacionit përkatës në fuqi (ligji për investimet strategjike), në respektim të kushteve të përcaktuara në ligjin për të huajt dhe që kanë banuar për një periudhë të vazhdueshme për jo më pak se 3 vjet në territorin e RSH-së, shoqërohet me efekte ekonomike pozitive, në mënyrë direkte: rritje e të ardhurave për buxhetin e shtetit; rritje të numrit të të punësuarve, si dhe indirekte, zhvillim ekonomik të vendit.Gjithashtu, efekte financiare pozitive, në mënyrë direkte, sjell rritja e tarifës për shërbimin (aplikim për fitimin/lënien e shtetësisë).

Të këshilluara

Kapen 350 kg drogë në portin e Selanikut

Një sasi e madhe droge është zbuluar në portin e Selanikut. Rreth 350 kg kokainë u gjetën në kontejnerë me banane që vinin nga Kolumbia. Zbulimi u bë nga ...

15:08

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI