Flash

Arrestohet pas arratisë autori i vrasjes me thikë në Bulqizë

Lapsi.al 5 September 2019
Arrestohet pas arratisë autori i vrasjes me thikë në Bulqizë

Arrestohet pas disa orësh arrati autori i vrasjes së 21-vjeçarit Arlind Pasha në Dibër. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Fatjon Keta ka rënë në pranga.

Ky i fundit goditi me thikë në qendër të qytetit shokun e tij. I riu njihet si njeri problematik, pasi shpesh herë thirrej në polici për shkak të dhunës që ushtronte ndaj familjarëve të tij. Po ashtu dyshohet se ishte person me probleme të shëndetit mendor si dhe përdorues i lëndëve narkotike.

Ngjarja

Pas një sherri për motive të dobëta, Fajton Keta, 22 vjeç, goditi me thikë shokun e tij, të cilin e kishte edhe në lagje, duke i shkaktuar atij vdekjen. 21-vjeçari Arlind Pasha humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, policia u vu në ndjekje të autorit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pak pas krimit dhe u arrestua pak orë më vonë.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI