Flash

Me pistoletë në autobusin e linjës Tiranë-Vorë, arrestohet i riu

Lapsi.al 6 September 2019
Me pistoletë në autobusin e linjës Tiranë-Vorë,

Një i ri është arrestuar pasi udhëtonte në linjën e transportit publik me armë zjarri me vete. Arrestimi i shtetiasit me inicialet K. M., 19 vjeç, u bë pas sinjalizimit të qytetarëve, ndërkohë që me të u kap dhe një i ri tjetër, për moskallëzim krimi.

“Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– K. M., 19 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”;

– K. M., 19 vjeç, lindur dhe banues në Bërzhitë, Tiranë, për veprën penale “Moskallzim krimi”;

Këta dy shtetas ndërsa po udhëtonin me linjën e transportit publik Tiranë-Vorë, janë vënë re nga qytetarët se njëri prej tyre kishte armë zjarri me vete. Pas njoftimit që qytetarët kanë bërë në sallën operative, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Vorës” është bërë ndalimi dhe kontrolli i dy shtetasve nga shërbimet e Policisë Vorë. Gjatë kontrollit, shtetasit K. M., 19 vjeç (lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë), i është gjetur një armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë." - njofton policia.

Të këshilluara

Masakra në Prishtinë, identifikohet viktima

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që tronditi Prishtinën, në orët e pasdites së sotme. Katër persona u qëlluan me breshëri kallashnikovi, njëri prej...

19:09

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI