Flash

Rudina Hajdari: Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen 2 herë

Lapsi.al 6 September 2019
Rudina Hajdari: Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen 2

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, kryetarja e grupit parlamentar demokrat në një postim në facebook shkruan se Edi Rama dhe Lulzim Basha, krerët e partive kryesore në vend kanë nevojë për një “shkollë politike”.

“Duhet një “shkollë politike” për kryetarët e partive kryesore mbi ndryshimin e sistemit në mënyrë që të bien me këmbë në tokë”.

Më tej Hajdari shkruan se marrëveshjet nuk e shpëtojnë dot më opozitën që ndodhet në rrugë, edhe në këtë sesion të ri parlamentar.

Sipas saj deri më tani kreu i demokratëve Lulzim Basha duhet të kishte dhënë dy herë dorëheqjen, sepse demokratët nuk kanë ndërmend ta bëjnë Edi Ramën, të pavdekshëm.

“Marrëveshja nuk e shpëton dot këtë herë opozitën joparlamentare. Deri tani Kryetari i Partisë Demokratike duhet të kishte dhënë dorëheqjen 2 herë, dhe me këtë marrëveshjen tjetër që kërkon të bëjë me Ramën me anë të “Platformës Kombëtare” (pa realizuar asnjë objektivë deri tani) do jetë e treta e vërteta. Sepse demokratët nuk kanë ndërmend ta bëjnë Edi Ramën, të pavdekshëm”,- shkruan  Hajdari.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI