Flash

Mesazh i koduar?/ Ambasada Gjermane bën një postim të çuditshëm (Në kulm të protestave)

Diplomacia rrallë flet me deklarata të drejtpërdrejta. Ajo komunikon me simbole, me kohën kur zgjedh të flasë dhe me mesazhet që duhen lexuar mes rreshtave. Pikërisht për këtë arsye, postimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i publikuar në kulmin e protestave më të mëdha (e sot më të tensionuar) kundër qeverisë Rama, ka ngritur një pyetje që nuk mund të anashkalohet.

19:22

Maks Velo akuzon Edi Hilën: Mashtrues! Dokumentar me Ramën me paratë që dhanë për mua

Lapsi.al 6 September 2019
Maks Velo akuzon Edi Hilën: Mashtrues! Dokumentar me Ramën me

Piktori dhe arkitekti Maks Velo bëri akuza të forta në emisionin “Provokacija” duke folur për disidentët shqiptarë, të cilët sipas tij njihen si të tillë edhe pse nuk kanë qenë. Në mënyrë specifike, artisti u ndal tek piktori Edi Hila. Sipas Velos, Hila nuk ka bërë burg politik. Ai tregoi një shkrim të Robert Elsie, ku shfaqej edhe Edi Hila si disident.

“Këtu është darka te kështjella e Varshavës në mbrëmje. Ajo zonja aty ishte përkthyesja nga italishtja. Në këtë moment kjo më thotë mua “Maksi, Edi Hila ka qenë me ju në burg”? Thashë unë “Ç’ne, Edi hila nuk ka bërë burg”. Më tha “Maksi e ke gabim”.

“Si e kam gabim, i thashë”. “Ja ku është Visari, ja ku jam unë”. Edi Hila nuk ka bërë burg. Edi Hila ka vjedhur ca pare në Itali kur po kthehej dhe e çuan te pularia, por Edi Hila burg politik nuk ka bërë. Kjo më tha e ke gabim se e kam të shkruar. Sepse ekspozitën e tij në Varshavë ia bëmë jo për punët, por sepse ishte i burgosur politik.

Këtu është ajo ku dua të dal unë. Edi Hila deri në Tetor të ‘88-s ka qenë shefi i piktorëve te Piramida e Enverit. Në vjeshtë Tetor-Nëntor të ‘90-s vjen tek unë në shtëpi Robert Elsie me Perikli Jorgonin. Unë e takoja për herë të parë Robertin, ia dhashë dokumentet, vendimet e gjyqit, i dhashë edhe një dhuratë. Ikën Roberti dhe vjen në ‘91-shin dhe më sjell një valixhe me rroba dhe më lë mbi tavolinë këtë. Ky është një botim i Oklahomës, në pranverë të 91-shit ku është një artikull i Robert Elsies.

Ky është i pari që merr në analizë të gjithë disidencën artistike në Shqipëri. Artikulli është i gjatë, çuditërisht fut plenumin edhe thotë, “artistë dhe piktorë si Maks Velo, Edison Gjergji, Edi Hila u denoncuan në sesionin e plenumit të katërt dhe u dërguan në burg dhe në kampet e përqendrimit dhe në minierat e famshme të Spaçit për agjitacion dhe propagandë”.

Kjo është marrë nga akuza ime. E shihni, Edi Hila. Ai e mashtroi. Roberti nuk ka shënuar asnjë gjë pa i thënë. Janë dyqind emra. Unë jam i bindur se ai ka vajtur, e ka gjetur dhe ia ka thënë. Edi Hila e kishte për detyrë t’i shkronte një letër, atij “zotëri, unë nuk kam qenë i burgosur politik, nuk kam qenë disident”. Nuk është e para kjo gënjeshtër”, tha Velo.

Sipas Velos, Hila ka gënjyer Robert Elsien. Rasti është i rëndë pasi Elsie ishte shumë i besueshëm për botën anglosaksone, sipas arkitektit.

“Prandaj zuri vend kjo gënjeshtër, kjo poshtërsi e Edi Hilës. Edi Hila ka qenë i Partisë së Punës, ka qenë i realizmit socialist, ka qenë shef në Piramidë. Edi Hila ka dalë 3 herë jashtë shtetit. U çua me bursë në RAI. Të gjithë të dhënat e tij janë pro partisë. Nuk ka bërë as sot një deklaratë, as një rresht kundër realizmit socialist, kundër PPSH dhe është ai që tani i merr të gjitha të mirat”, tha Velo, i cili shtoi se tani ka ikur me një bursë njëvjeçare në Berlin si disident.

“Këtu është një skenar i një regjisori Serxhio Gixhardi, belg, i cili më dërgon katër letra që nga 2001-2004 dhe sinopsin e një dokumentari që donte të bënte për Maks Velon. Dokumentari u bë dhe ku shkoi thoni ju, Edi Hila, Edi Rama. U shfaq dokumentari në Paris, dokumentar dedikuar Edi Hilës dhe Edi Ramës me paret që u dhanë për Maks Velon”, shtoi më tej Velo.

Velo tha se nuk kishte pranuar të merrte pjesë në dokumentar pasi regjisori kishte kërkuar që të merrte në intervistë Edi Ramën. Sipas Velos, Rama nuk kishte lidhje me dokumentarin dhe kishte sugjeruar që dokumentari të bëhej për të dhe Edi Hilën.

“E shikon se çfarë bëjnë. Mua më dogjën 250 punë. 10 vjet burg. Babai më vdiq, motra pësoi tronditje u dërgua në psikiatri, vëllain e hoqën nga puna. Si s’kanë mëshirë këta njerëz. Si nuk mendon ai njeri”, tha Velo. /abcnews.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI