Flash

Përplasja/ Kush është gruaja e incidentit në Këshillin Bashkiak të Shkodrës

Lapsi.al 19 August 2019
Përplasja/ Kush është gruaja e incidentit në Këshillin

“Është turp, hipokrizi dhe paligjshmëri e gjithë kjo që ju po bëni. Do mbani përgjegjësi”. Teksa mediat jepnin live mbledhjen e konstituimit të këshillit Bashkiak të Shkodrës vetëm me rilindas, papritmas një grua hyri në sallë duke e prishur atmoisferën ceremoniale.

Ajo theksoi se kjo mbledhje është antiligjore dhe jashtë parashikimeve kushtetuese. Mes tjerash, ajo pohoi se organizatorët e kësaj mbledhjeje do të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit për të gjitha aktet e ndërmarra.

Për disa caste mbledhja u ndërpre dhe të gjitha mediat e pranishme u mblodhën rreth saj për të transmetuar deklaratat cka e detyroi drejtuesen ta pezullonte ceremoninë. Më pas u mor vesh se gruaja që kishte hyrë në sallë në mënyrë klandestine ishte Kryetarja e këshillit të qarkut Shkodër dhe njëherësh nënkryetarja e PD-së, Greta Bardeli ka debatuar ashpër në ambientet e brendshme të bibliotekës me përfaqësuesit e maxhorancës.

Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI