Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Burg dhe arrest shtëpie në procesin e puntorëve të vdekur

Lapsi.al 19 August 2019
Burg dhe arrest shtëpie në procesin e puntorëve të vdekur

Gjykata e Tiranës la në burg një nga arrestuarit për tragjedinë e dy ditëve më parë ku mbetën të vdekur dy punonjës Orjan Kodra, 36 vjeç, dhe Ergys Brahimi, 31 vjeç gjatë çmontimit të një skele.pas hekurave mbeti Ilir Bendo, drejtues teknik ne skelen ‘Syla', ndersa Xhimi Tarushit, administrator i kompanisë “Xhimi” shpetoi me arrest ne shtepi.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 gusht, kur të rinjtë që ndodheshin mbi skelat e firmës “Skela Syla”, ranë nga lartësia e katit të gjashtë, pas shembjes së saj nga mungesa e sigurisë.

Orjan Kodra, 36 vjeç, dhe Ergys Brahimi, 31 vjeç, humbën jetën, ndërsa të plagosur mbetën punëtorët Gentian Bardhi, 44 vjeç, Euglidios Lika, 34 vjeç, dhe Altin Marku, 40 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës.

Policia e Tiranës arrestoi një ditë pas ngjarjes dy drejtues teknikë, atë të kompanisë që kryente termoizolimin e pallatit ku ndodhi incidenti dhe atë të shoqërisë së skelave, si dhe ka shpallur në kërkim edhe administratorin e firmës “Skela Syla”, për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI