Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

PD Shkodër: Nesër protestë, jo këshill të ri

Lapsi.al 18 August 2019
PD Shkodër: Nesër protestë, jo këshill të ri

Kur nesër është parashikuar konstituimi nga maxhoranca i Këshillit Bashkiak të Shkodrës të dalë nga 30 qershori opozita thërret protestë. Partia Demokratike në Shkodër iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në një protestë paqësore nesër në 10:00 për mbrojtjen e vlerave të demokracisë e dinjitetit.

PD deklaron se nuk mund të pranohet konstituimi i një këshilli ilegjitim dhe aq më pak në rektoratin e Universitetit të Shkodrës duke kujtuar 2 prillin e 30 viteve më parë. Paralajmërmi i PD Shkodër për kryeministrin Rama është: “Mos luaj me zjarrin!”.

DEKLARATA

Partia Demokratike, dega Shkodër ditën e nesërme në orën 10:00,para Prefekturës do të organizojë një protestë paqësore për mbrojtjen e vlerave të demokracisë e të dinjitetit tonë si qytetarë të Shkodrës.

Ne nuk duhet asesi të pranojmë konstituimin e një këshilli ilegjitim e aq më pak në rektoratin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Aty ku krejt pranë, 30 vite më parë jemi mbledhur të gjithë pa asnjë ndasi politike, të majtë e të djathtë për rrëzimin e regjimit komunist. Pikërisht vendin që me 2 Prill, 4 dëshmorët e Demokracisë e lanë me gjakun e tyre e ku qindra të tjerë u plagosën. Rilindasit zgjodhën ish komitetin e partisë për të konstituuar këshillin ilegjitim vetëm për të provokuar qytetarët e Shkodrës. Ne nuk mund të pranojmë të jemi dëshmitarë të vendosjes së një tjetër regjimi. I bëjmë thirrje Edi Ramës të mos luajë me zjarrin, të mos luajë me Shkodrën! Shkodra do të dijë sërish t’i dalë për Zot vetes.

Prandaj i ftojmë të gjithë të bashkohen me ne, për dinjitetin e qytetit tonë, për dinjitetin e Shkodrës !

#partiademokratikeShkoder #pd

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI