Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Do aplikoni për karta ID apo pasaporta? Ka një njoftim me rëndësi për ju

Lapsi.al 16 August 2019
Do aplikoni për karta ID apo pasaporta? Ka një njoftim me

Zyrat e aplikimit për karta ID e pasaporta biometrike do te jene të hapura edhe të shtunën në gjithë vendin.

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda ka bere thirrje “aplikoni në kohë, shmangni radhët”.

Me një urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve por edhe emigrantëve, të cilët kanë ardhur për të aplikuar për pasaporta biometrike, çdo të shtunë tashmë, zyrat e shërbimit të qytetarëve janë të hapura dhe qytetarët mund të shkojnë dhe të aplikojnë, edhe jashtë orarit zyrtar.

Gjithashtu, do të thoja që duke filluar që nga e shtuna që shkoi, përfshirë këtu edhe ditën e hënë që ishte ditë pushimi, por në fakt ishte një ditë pune për zyrat e Gjendjes Civile dhe zyrat e aplikimit për karta identiteti dhe pasaporta biometrike, çdo zyrë e Gjendjes Civile do të jetë e hapur dhe çdo zyrë e aplikimit për karta identiteti dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura.

Thirrja ime për qytetarët do të jetë, ju lutem vazhdoni të aplikoni jo vetëm për pasaporta biometrike, por edhe për karta identiteti pasi që nga muaji tetor, nëse ju nuk do të keni edhe kuponin e aplikimit për kartën e re të identitetit, do të jetë shumë e vështirë që t’ju ofrohet një shërbim me kartën e vjetër.

Ndaj ju lutem aplikoni në kohë, shmangni radhët!”

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI