Flash

(VIDEO) Përplaset për vdekje në autostradë gruaja 54-vjeçare

Lapsi.al 16 August 2019
(VIDEO) Përplaset për vdekje në autostradë gruaja

Sot, rreth orës 07:15, në superstraden Lezhë - Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur " Mbikalimi i Patokut", makina tip Volkswagen me drejtues shtetasin H.A. banues në Kosovë, ka aksidentuar këmbësoren A.M. vjeçe 54, banuese në Mirditë e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shtetasja A.M., në momentin e aksidentit, ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, përmes superstradës.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

[video width="848" height="464" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/08/8F73AB83-A55B-49BB-AAD3-8889DE44E5C6.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI