Flash

Tregjet botërore të trazuara, shtohen shqetësimet për recesion

Lapsi.al 15 August 2019
Tregjet botërore të trazuara, shtohen shqetësimet për

Tregjet e aksioneve në Evropë pësuan rënie të enjten, pas një dite të trazuar në bursat amerikane dhe aziatike, të nxitura nga frika e investitorëve për një recesion botëror. Rënia e shitjes në nivel botëror erdhi mes shqetësimeve për luftën tregtare të SHBA-së dhe Kinës dhe ekonominë botërore në përgjithësi.

Të dhënat e dobëta nga Gjermania gjithashtu ndikuan te investitorët. Si rezultat, tre tregjet kryesore të aksioneve në SHBA dhe gjithashtu stoqet evropiane shënuan rënie.

Të enjten në mëngjes, shumica e tregjeve evropiane u stabilizuan, por më pas sërish shënuan rënie. Tregtia u ul me rreth 0.4%.

Lëvizjet në tregjet botërore u interpretuan si një shenjë paralajmëruese për një recesion të mundshëm në ekonomitë e mëdha. Historikisht, lëvizjet e tilla kanë qenë një tregues i besueshëm i recesioneve të mundshme.

Të këshilluara

Çifti shqiptaret kapet me drogë në Itali

Një çift shqiptarësh u arrestua në Itali, nën akuzën e trafikut të drogës. Burri dhe gruaja u përgjuan në stacionin hekurudhor Monfacone nga policia e Isontine....

16:10

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI