Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Skenë krimi/ Të rinjtë demokratë protestojnë para Këshillit Bashkiak socialist

Lapsi.al 19 August 2019
Skenë krimi/ Të rinjtë demokratë protestojnë para

Disa të rinj të Shkodrës, perkrahes te PD rrethuan Bibliotekën e Universitetit, ku socialistët janë thirrur të konstituojnë Këshillin Bashkia. Me një akt simbolik ata vendosvn një shirit të verdhë, nga ata që përdor policia në skenat e krimit.

Të rinjtë kanë deklaruar se është krim, skenari i qeverisë që detyron Këshillin e ri Bashkiak të Shkodrës të shpallë mbarimin e mandatit të kryebashkiakes Voltana Ademi dhe të bëjë zëvendësimin e saj me një nga nënkryetarët.

 

Për Panorama vetë Ademi deklaroi:  "Një Këshill Bashkiak ilegjitim, pa zgjedhje kushtetuese, në një mbledhje antikushtetuese, e thirrur jashtë afateve ligjore, me rend dite jo sipas përcaktimit ligjor, nuk mundet të uzurpojë institucionin e bashkisë, nuk mund të tjetërsojë në asnjë rast vullnetin që shkodranët kërkojnë ta ushtrojnë përmes zgjedhjes së rregullt, të shprehur me votë të drejtpërdrejtë.

Neni 60 pika 4 e Ligjit për Qeverisjen Vendore shkruan:‘Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës.’

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI