Flash

(FOTO) Me 22 doza droge, arrestohet 19-vjeçari në Durrës

Lapsi.al 18 August 2019
(FOTO) Me 22 doza droge, arrestohet 19-vjeçari në Durrës

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas merrej me shpërndarje  të lëndëve narkotike në doza të vogla, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit  Xh.B., 19 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 doza  me lëndë narkotike Cannabis sativa  të futura në qese  farmaceutike gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike" parashikuar në nenin 283 të Kodit Penal.

Image

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI