Flash

Eksploziv tek shtëpia e zyrtarit të PD-së, reagon menjëherë Policia

Lapsi.al 5 August 2019
Eksploziv tek shtëpia e zyrtarit të PD-së, reagon

Policia e Tiranës ka reaguar përmes një njoftimi lidhur me ngjarjen e mbrëmjes të së dielës, kur pranë derës së banesës së nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës, Vendim Demaj, ka shpërthyer një sasi tritoli.

Sipas Policisë, lënda plasëse nuk ka shpërthyer në banesën e Demaj, por në banesën e marrë me qera nga shtetasi Paulin Gjegjaj.

Sakaq, në njoftim bëhet me dije se grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lajmi është bërë i ditur fillimisht nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike, që ngriti edhe pretendimin e fshehjes së ngjarjes nga Policia.

NJOFTIMI

Më datë 04.08.2019, rreth orës 23.30, tek kthesa Kamzës në katin e tretë të një pallati, në pjesën e derës së banesës së marrë me qera nga shtetasi P.Gj, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku në momentin e shpërthimit brenda në banesë nuk ka pasur njeri dhe si pasoje ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Metarialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”

 

Të këshilluara

Kosovë/ Më 22 gusht shpërndahet Parlamenti

Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi 22 gushtin si datën për mbajtjen e seancës për shpërndarjen e Kuvendit të Legjislaturës së VI. Kryeministri në largim, ...

13:35

(FOTO) Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar mëngjesin e sotëm në Vorë. Raportohet per radhë kilometrike makinash. Ende nuk dihet shkaku i bllokimit të qarkullimi...

09:51

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI