Flash

Basha paralajmëron: Zgjidhja kësaj radhe kalon nga politikanë me pranga në duar

Lapsi.al 5 August 2019
Basha paralajmëron: Zgjidhja kësaj radhe kalon nga politikanë me

Lulzim Basha deklaron mëngjesin e sotëm se kësaj radhe zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar.

Në Facebook, Basha publikon deklaratat e kryeministrit Edi Rama për përgjimet e publikuara për zgjedhjet e kaluara ndërsa thotë se vetëm zgjedhjet e lira, me një qeveri tranzitore dhe ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale.

Ja si hajduti psikik vodhi zgjedhjet me krimin e organizuar për të plaçkitur Shqipërinë me ta dhe me oligarkët grabitqarë! Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme me një qeveri tranzitore pa hajdutin psikik, dhe ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale. Kësaj radhe zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar!”, shkruan Basha.

Basha Fb

 

Të këshilluara

(FOTO) Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar mëngjesin e sotëm në Vorë. Raportohet per radhë kilometrike makinash. Ende nuk dihet shkaku i bllokimit të qarkullimi...

09:51

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI