Policia e Elbasani ka arrestuar një nga autorët e ngjarjes së 2 gushtit në Elbasan, ku mbetën të plagosur tre persona, dy prej tyre me armë zjarri. Ndërkohë është shpallur në kërkim autori kryesor i plagosjes së trefishtë.
Sipas të dhënave zyrtare, është arrestuar shtetasi Ilirjan Bezhani, 34 vjeç, banues në Elbasan dhe është shpallur në kërkim 42-vjeçari Gent Faqja, që rezulton preson i skeduar nga policia, i dënuar më herët.
Bezhani dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Gent Faqja pas një konflikti për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë në ambientet e brendshme të një lokali dhe si pasojë janë plagosur shtetasit Astrit Cerriku, Mihal Kocaqi dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin Fejzi Ago, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna intensive për kapjen e 42-vjeçarit, i shpallur në kërkim si autori kryesor.