Një makinë ka rënë në lumin Gjanica të Fierit, pasi drejtuesi i saj ka dashur të parkojë. Benz-it dyshohet se nuk i kanë mbajtur frenat dhe ka rrëshqitur në një prej karpateve të betonit, të cilat janë bërë së fundmi, e ka përfunduar brenda Gjanicës.
Brenda ne makinë ndodheshin një çift bashkëshortësh të moshuar, të cilët farmirësisht nuk janë dëmtuar. Në vendngjarje ka ardhur policia dhe i është dhënë ndihmë për të dalë jashtë.
Në vendngjarje ndodhet edhe ambulanca. Të dy të moshuarit janë jashtë rrezikut për jeten. ©Lapsi.al
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/08/WhatsApp-Video-2019-08-04-at-10.03.23.mp4"][/video]
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/08/WhatsApp-Video-2019-08-04-at-10.03.22.mp4"][/video]