Flash

Rama nuk i ndahet Air Albanias: Fjalën time s’e merr kurrë era...

Lapsi.al 2 August 2019
Rama nuk i ndahet Air Albanias: Fjalën time s’e merr kurrë

Edi Rama nuk i ndahet Air Albanias. Ai thotë se në vjeshtë kompania ajrore do të nisë fluturimet fillimisht me Italinë.

Në një postim në “Facebook”, Rama kujton akuzat për Air Albania, duke sfiduar kundërshtarët të fillojnë ta shajnë e përqeshin.

Kreu i qeverisë thotë se fjalën e tij nuk e merr kurrë era, e duke përdorur një sërë metaforash thekson se furtunat e tallazet mund të ndryshojnë trajektoren por jo qëllimin nëse nuk dorëzohesh. Ndaj iu kërkon miqve besim dhe durim.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Air Albania zhduket përsëri. Rama nuk e ngre dot “Lasgushin” në ajër 

POSTIMI I RAMËS

Kryeministri Rama ne Facebook:

AIR?ALBANIA??DREJT QIEJVE TË EUROPËS??

Nisin me Italinë në fillimvjeshtë, fluturimet e kompanisë kuqezi drejt qiejve të Europës??✈

Hë tani jepini, filloni shani e përqeshni sa të doni, si zakonisht? Po të paktën, futeni mirë në kokë, se kur unë them KJO DO BËHET, është vetëm çështje kohe, pune, mundimi e durimi, por fjalën time s’e merr kurrë era?

Dhe mos e harroni, se nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë; herë i ngushtë e herë i gjerë, herë i qetë e herë me trazime që të vonojnë; nganjëherë edhe me furtuna e tallaze që të ndryshojnë trajektoren, po jo qëllimin nëse nuk dorëzohesh?

Prandaj BESIM dhe DURIM miq, se do t’i bëjmë, së bashku, të tëra ato që kemi në dorë t’i bëjmë për Shqipërinë që duam????

Rama Fb

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat e larta do të mbizotërojnë në vend gjatë ditës së sotme. Sipas MeteoAlb, kthjellimet mbizotërojnë sot në të gjithë territorin e Shqipërisë gjatë...

09:10

(FOTO) Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

Që prej mëngjesit të sotëm, autostrada Tiranë-Durrës ka qenë e bllokuar. Nuk dihet ende shkaku por makinat lëvizin tejet ngadalë. Autostrada është bllokuar q...

08:40

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI