Flash

Kryebashkiaku i ri socialist i Përrenjasit betohet jashtë bashkisë

Lapsi.al 2 August 2019
Kryebashkiaku i ri socialist i Përrenjasit betohet jashtë

Sot në mëngjes, në ambientet e gjimnazit të Përrenjasit u konstituua këshilli i ri bashkiak dhe u betua Kryetari Nuri Belba i dalë nga votimet e 30 qershorit.

Belba, ish-deputet i PS në legjislaturën në vazhdim, përfaqësues i PS sipas procedurës bëri betimin për të qeverisur në 4 vitet e ardhshme këtë bashki të drejtuar gjatë katër viteve të fundit nga Miranda Rira e LSI.

Ndërsa Flutura Haka u rizgjodh kryetare e këshillit bashkiak të Përrenjasit duke marrë 18 vota e të pranishmëve.

Në rrethanat politike të krijuara pas 30 Qershorit ku pushtetin nuk e kishte PS në Bashkinë e Përrenjasit, Konstituimi u krye jashtë ambienteve të bashkisë.

LSI e cila drejtoi gjatë katër viteve të shkuara këtë bashki ka deklaruar se nuk e njeh 30 qershorin dhe se Miranda Rira do vazhdojë të qëndrojë në detyrë derisa sipas koalicionit opozitar të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme në 13 tetor, sikurse thotë dekreti i Presidentit Meta.

Këtë të enjte janë zhvilluar dhe konstituimet e këshillave bashkiakë në Librazhd, Belsh, e Cërrik ku përkatësisht, Kastriot Gurra, Arif Tafani dhe Andis Salka u betuan për një mandat të dytë radhazi. Gjatë ditës së sotme konstituohen edhe këshillat bashkiakë të Elbasanit dhe Gramshit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat e larta do të mbizotërojnë në vend gjatë ditës së sotme. Sipas MeteoAlb, kthjellimet mbizotërojnë sot në të gjithë territorin e Shqipërisë gjatë...

09:10

(FOTO) Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

Që prej mëngjesit të sotëm, autostrada Tiranë-Durrës ka qenë e bllokuar. Nuk dihet ende shkaku por makinat lëvizin tejet ngadalë. Autostrada është bllokuar q...

08:40

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI