Flash

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Rinas

Lapsi.al 4 August 2019
Në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Rinas

Dy persona në kërkim ndërkombëtar janë kapur sot në Rinas për llogari të Italisë dhe Kosovës. Kapja e tyre u bë nga Policia Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për kapjen e pesonave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, kanë bërë kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të dy shtetasve, të cilët gjatë përpunimit të dokumentacionit kanë rezultuar persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe konkretisht:

-Është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi shqiptar A.P., 40 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Roma.

Gjykata e Venecias, Itali, ka lëshuar urdhër-arresti për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

-Gjithashtu po në Rinas nga shërbimet e Policisë Kufitare u bë kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi drejt Kosvës i shtetasit kosovar R.Xh., 39 vjeç.

Vijon... 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI