Flash

Kosovë/ Më 22 gusht shpërndahet Parlamenti

Lapsi.al 5 August 2019
Kosovë/ Më 22 gusht shpërndahet Parlamenti

Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi 22 gushtin si datën për mbajtjen e seancës për shpërndarjen e Kuvendit të Legjislaturës së VI.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, vendimin e kryesisë së Kuvendit për të mbajtur seancë me 22 gusht për shpërndarjen e Kuvendit, e ka cilësuar si veprim të duhur dhe konform ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.

“Ky vendim, do t’i hapë rrugë procesit zgjedhor në vend, si opsion i vetëm dhe i domosdoshëm. Kthimi i mandatit te sovrani dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike, janë jetike për vendin dhe për proceset e rëndësishme që na presin”, deklaroi ai.

Haradinaj shtoi se është për t’u përshëndetur edhe vendimi i kësaj kryesie, që para shpërbërjes, Kuvendi të votojë për Marrëveshjen Ndërkombëtare IPA2, nga e cila Kosova fiton rreth 90 milionë euro fonde nga Bashkimi Evropian.

Të këshilluara

(FOTO) Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar mëngjesin e sotëm në Vorë. Raportohet per radhë kilometrike makinash. Ende nuk dihet shkaku i bllokimit të qarkullimi...

09:51

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI