Flash

E duam Shqipërinë si gjithë Evropa? Turistët francezë "leksion qytetarie" shoferëve shqiptarë (video)

Lapsi.al 5 August 2019
E duam Shqipërinë si gjithë Evropa? Turistët francezë

Gjatë ditës së djeshme, për shkak të fluksit të pushuesve që i drejtoheshin bregdetit, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, është bllokuar për orë të tëra qarkullimi i automjeteve, duke shkaktuar për rrjedhojë trafik të rënduar.

Të shquar për padurimin e tyre, me dhjetra shoferë shqiptarë, ashtu sikurse hasim kurdoherë në raste të kësaj natyre, kanë cënuar rregullat e qarkullimit, duke u munduar të parakalojnë radhën e gjatë të mbetur në vendnumëro për disa minuta.

Mirëpo, në radhët e pushuesve gjendeshin edhe disa turistë francezë që nuk kanë ngurruar t’u japin vendasve disa “leksione qytetarie”. Ata kanë veshur jelekët e verdhë, që përveçse janë të detyrueshëm të mbahen në makinë, njihen prej kohësh botërisht si simbol i rezistencës anti-qeveritare në Francë, fillimisht kundër rritjes së çmimit të naftës, por që mori më tej përmasa më të gjera dhe detyroi presidentin Emannuel Macron, të ulte taksat dhe të ndërmerrte reformimin e administratës.

Shoferët francezë kanë nisur të protesstojnë duke bllokuar korsinë tjetër, për të mos lejuar tejkalimin e kolonës. Këta rrethana kanë stimuluar edhe më nervozizmin e vendasve, që u kanë rënë “në kor” burive, ashtu siç shihet dhe në videon e mëposhtme të postuar nga “JOQ”.

 

https://www.facebook.com/joqalbania/videos/1317147528445034/?v=1317147528445034

 

Të këshilluara

(FOTO) Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar mëngjesin e sotëm në Vorë. Raportohet per radhë kilometrike makinash. Ende nuk dihet shkaku i bllokimit të qarkullimi...

09:51

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI