Flash

Tritol në banesë zëvendësit të Xhelal Mziut, PD: Policia po fsheh ngjarjen

Lapsi.al 5 August 2019
Tritol në banesë zëvendësit të Xhelal Mziut, PD:

Partia Demokratike deklaroi sot se dënon me ashpërsi rritjen e dhunës kundër kundërshtarëve politkë dhe përfaqësuesve të opozitës, duke iu referuar një ngjarje që ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Kamëz, Vendim Demaj, ku është vendosur një sasi tritoli.

Sipas PD, policia e shtetit po e fsheh këtë ngjarje të rëndë dhe deri tani nuk ka asnjë të dhënë për agresorët. Fatmirësisht, Demaj dhe familja e tij nuk ndodheshin në banesë kur ka ndodhur shpërthimi.

"Bashkia e Kamzës prej kohësh është vënë nën sulmin verbal të kryeministrit Rama dhe disa strukturave të tjera të pushtetit. Por vendosja e tritolit në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës përbën një përshkallëzim të agresionit ndaj kundërshtarëve politikë të regjimit të Edi Ramës. Fshehja e ngjarjes nga Policia nuk i kontribuon as zbardhjes së saj e as kthimit të qetësisë në Kamzës. Ajo vetëm sa shton mosbesimin e qytetarëve ndaj forcave të policisë.

Nëse do të vijohet edhe më tej duke fshehur ngjarjen, jo vetëm familja e Vendim Demajt, por të gjithë qytetarët e Kamzës do të identifikojnë tek Policia e Shtetit bashkëpërgjegjësin kryesor, që në aleancë me krimin e organizuar, po rrezikon përditë sigurinë e tyre.

Partia Demokratike e Shqipërisë do të mbajë përgjegjës Edi Ramën për çdo akt dhune dhe agresioni ndaj përfaqësuesve të saj politikë.

Çdokënd tjetër me përgjegjësi ligjore që me veprimin apo mosveprimin e tyre mundëson akte të tilla dhe pengon ndëshkimin e autorëve, e paralajmërojmë se ne as nuk falim e as nuk harrojmë. Ora e drejtësisë do t’u trokasë shumë shpejt!", thuhet në reagimin e PD-së.

Të këshilluara

Kosovë/ Më 22 gusht shpërndahet Parlamenti

Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi 22 gushtin si datën për mbajtjen e seancës për shpërndarjen e Kuvendit të Legjislaturës së VI. Kryeministri në largim, ...

13:35

(FOTO) Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar mëngjesin e sotëm në Vorë. Raportohet per radhë kilometrike makinash. Ende nuk dihet shkaku i bllokimit të qarkullimi...

09:51

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Me sytë katër

PAPARAZZI