Në videon më poshtë duket memoriali i Thimio Lolit në Krane të Finiqit, i hedhur në erë me dinamit.
Kjo është hera e disatë që sulmohet memoriali i nacionalistit grek, i cili akuzohet për disa masakra ndaj shqiptarëve. Njoftimi i ngjarjes është nga banorët e zonës, të cilët kanë ndjerë shpërthimin,dhe kanë vënë në dijeni policinë.
Loli ka marrë pjesë në masakrat e shqiptarëve ndaj shqiptarëve në 1914, ka punuar për silogjet “Vorio Epirote”, udhëhoqi sulmet në Sarandë, Kurvelesh, Delvinë e me radhë në gjithë jugun.
Po ashtu ai akuzohet se masakroi çamët në 1944 krah Zervës, dhe pranë memorialit të tij vijnë çdo vit shumë ekstremistë për ta nderuar nën flamurin e të ashtuquajturit Vorio Epir.
[video width="464" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/07/WhatsApp-Video-2019-07-23-at-13.43.27.mp4"][/video]