Flash

Basha në Tropojë: Rama diskriminon bashkitë e veriut

Lapsi.al 23 July 2019
Basha në Tropojë: Rama diskriminon bashkitë e veriut

Lulzim Basha deklaroi nga Tropoja se qeveria ka diskriminuar bashkitë e veriut për të ndëshkuar politkisht qytetarët që nuk mbështesin qeverinë e Edi Ramës. Kreu i opozitës, i cili ndodhet sot në një tur takimesh në  veri dhe verilindje të vendit të vendit tha se fondet kanë shkuar për bashkitë kliente të Edi Ramës.

“Vetëm Veliera e Durrësit ka kushtuar më shumë sesa ç’ka marrë investime i gjithë qarku i Shkodrës. Ky është aparteid.”- tha Basha në një takim informal me strukturat e PD në Tropojë.

 

Lideri i opozitës theksoi qëllimi i aksionit politik të opozitës ka qëllim largimin e Edi Ramës, qeverinë tranzitore që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme.

“Vendimi për mospjesëmarrjen në farsën e 30 qershorit ishte vendim politik unanim për të vazhduar betejën, për të arritur objektivin tonë, largimin e kësaj qeverie dhe këtij kryeministri, rikthimin e të drejtës shqiptarëve për të zgjedhur me votë parlamentin dhe pushtetin vendor që meritojnë” – tha Basha.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI