Flash

Supergrabitja në Rinas, pasi policia vendosi shpërblim janë bërë 100 telefonata për tre autorët

Lapsi.al 22 July 2019
Supergrabitja në Rinas, pasi policia vendosi shpërblim janë

Të paktën 100 telefonata janë administruar nga uniformat blu, por pas verifikimeve asnjë prej tyre nuk ka rezultuar e vlefshme për kapjen e vëllezërve Klement dhe Eldi Çala si dhe mikut të tyre Talo Çela.

Sipas policisë të tre këta persona referuar sistemit TIMS rezultojnë në territorin shqiptar, por ka dyshime se janë larguar nga vendi ynë përmes kufirit të gjelbër.

Nga grabitja e 9 Prillit të këtij viti deri tani janë vënë në pranga Ragip Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli, Saimir Çela dhe Alkond Bengasi. Ishte dëshmia e këtij të fundit që zbuloi grupin, pasi pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë.

Më 15 Qershor të këtij viti u arrestua edhe Hasan Kanaçi, personi që dyshohet se informoi grabitësit nga brenda aeroportit për trasfertën e parave drejt Vienës. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Kanaçit, u gjetën rreth 100 mijë Euro, që dyshohet se janë grabitur në pistën e Rinasit. Ditën kur ndodhi ngjarja, humbi jetën si pasojë e shkëmbimit të zjarrit me policinë Admir Murataj, i cilësuar si një nga organizatorët e supergrabitjes./Tv klan

Të këshilluara

Nesër Asambleja e PS, zbardhet axhenda

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama do mbajë nesër (23 korrik) Asamblenë Kombëtare. Ndërsa është zbardhur edhe agjenda e Asamblesë që do hapet me fjalën e kr...

15:33

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI