Flash

Nesër Asambleja e PS, zbardhet axhenda

Lapsi.al 22 July 2019
Nesër Asambleja e PS, zbardhet axhenda

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama do mbajë nesër (23 korrik) Asamblenë Kombëtare. Ndërsa është zbardhur edhe agjenda e Asamblesë që do hapet me fjalën e kryeministrit Rama.

Më pas do mbahet një analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit. Analiza do pasohet me shqyrtimin dhe miratimin e Projekt-Vendimit për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti.

Në paktën e katërt do bëhet shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit për zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti.

Dhe në pikën e pesë do bëhet shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit për kriteret përzgjedhëse për delegatët e kongresit dhe kryetarët e partisë të bashkive. Asambleja do zhvillohet pasditen e së martën në orën 16:00.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI