Lulzim Basha reagoi në Facebook, lidhur me projektin e qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Ndërsa e konsideron një projekt kriminal grabitqar, Basha shkruan se ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro.
“Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike. Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre.” shkruan Basha.