Flash

Basha prezanton planin, 4 hapa për të luftuar korrupsionin qeveritar (VIDEO)

Lapsi.al 22 July 2019
Basha prezanton planin, 4 hapa për të luftuar korrupsionin qeveritar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një video në Facebook, sqaron hapat që do të ndjekë opozita për të luftuar korrupsionin dhe rikuperimin e parave dhe pasurive të vjedhura. I quajtur “Ndiq Paranë”, plani ka disa hapa konkretë që zt.Basha e nis me një paketë ligjore radikale kundër korrupsionit.

Sipas Bashës, fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe krimit në nivelet e larta është i vetmi fillim i vërtetë i ndryshimit të Shqipërisë.

HAPI I PARË

Miratimi i një pakete ligjore radikale kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar.

PRIORITETI I QEVERISË SË PARTISË DEMOKRATIKE:

Hetimi i korrupsionit të niveleve të larta.

HAPI I DYTË

Hetimi dhe ndëshkimi i veprimtarisë kriminale të qeverisë për prokurimet dhe licensimet publike.

PRIORITETI I QEVERISË SË PARTISË DEMOKRATIKE:

Hetimi i mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike.

Hetimi pa asnjë përjashtim i kontratave koncesionare. Çdo kontratë do të konsiderohet si vepër e mundshme kriminale.

Hetimi i pasurive të çdokujt që është përfshirë në hartimin, miratimin dhe përfitimin e kontratave koncesionare, nga juristi i thjeshtë i tek kryeministri.

HETIMI YNË DO TË PËRQENDROHET TEK PARAJA.

Do të ndjekë, gjurmojë dhe zbulojë origjinën e parave të përdorura.

Do të zbulojë destinacionin e parave të marra nga buxheti.

HAPI I TRETË

Rikuperimi i pasurive të vjedhura përmes kontratave dhe koncesioneve publike

Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare apo janë investuar kudo nëpër botë do të zbulohen dhe do t’u kthehen shqiptarëve.

HAPI I KATËRT

LUFTA KUNDËR PASTRIMIT TË PARAVE

Hartimi i ligjeve për luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave.

PD do të bashkëpunojë me ekspertë te huaj dhe me agjensitë kryesore në botë për luftën kundër krimit ndërkombëtar, Europoli, agjencitë britanike, hollandeze, gjermane dhe amerikane.

Miratimi i ligjit për ndalimin e legalizimit në ekonomi të produkteve të krimit. Zbatimi i këtij ligji parandalon investimin në ekonomi të parave të krimit dhe korrupsionit

Miratimi dhe zbatimi i paketës ligjore për deklarimin dhe kontrollin e aseteve të politikanëve dhe punonjësve publikë.

Të këshilluara

Nesër Asambleja e PS, zbardhet axhenda

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama do mbajë nesër (23 korrik) Asamblenë Kombëtare. Ndërsa është zbardhur edhe agjenda e Asamblesë që do hapet me fjalën e kr...

15:33

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI