Flash

Mesazh i koduar?/ Ambasada Gjermane bën një postim të çuditshëm (Në kulm të protestave)

Diplomacia rrallë flet me deklarata të drejtpërdrejta. Ajo komunikon me simbole, me kohën kur zgjedh të flasë dhe me mesazhet që duhen lexuar mes rreshtave. Pikërisht për këtë arsye, postimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i publikuar në kulmin e protestave më të mëdha (e sot më të tensionuar) kundër qeverisë Rama, ka ngritur një pyetje që nuk mund të anashkalohet.

19:22

Vuçiç: Çështja e Kosovës më e vështirë se në kohën e Gjingjiç

Lapsi.al 12 March 2019
Vuçiç: Çështja e Kosovës më e

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se propozimi i tij për çështjen e Kosovës vjen në një kohë kur “situata në Kosovë është dhjetë herë më e vështirë” sesa në kohën e Dobrica Çosiçit (ish president i Jugosllavisë 1992-1993) dhe Zoran Gjingjiçit ( ish kryeministri serb i vrarë në vitin 2003).

Ai dhe se Çosiç dhe Gjingjiç kishin “shumë më tepër në duart e tyre”, por ata ishin të arsyeshëm dhe e kuptuan atë që po ndodhte duke “ofruar diçka” edhe pse në ato momente kanë pasur edhe zgjidhje më të mira.

“Në kohën e Çosiqit ne kishim kontrollin policor dhe ushtarak në Kosovë, në kohën e Gjingjiqit nuk e kemi pasur deklaratën e pavarësisë dhe as vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Nuk kemi pasur kufijt në Jarinjë dhe Brnjak” ka thënë Vuçiç për televizionin serb “Prva”, raporton rel.

Megjithatë, presidenti i Serbisë, tha se në thelb dialogu me përfaqësuesit e Prishtinës është “më larg se kurrë me parë”. Ai shfaqi frikën se as në një të ardhme të afërt nuk do të ketë vazhdim të dialogut.

Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut, por edhe Shtetet e Bashkuara janë duke i bërë presion Prishtinës dhe Beogradit që të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese ndërmjet dy vendeve.

Brukseli dhe Uashingtoni kanë thënë se iu mbetet palëve në dialog të vendosin modalitetet e marrëveshjes.

Mirëpo, dialogu në Bruksel është ndërprerë për shkak të Beogradi nuk dëshiron vazhdimin e tij përderisa autoritetet në Prishtinë nuk e heqin tarifën prej 100 përqind për mallrat serbe, të vendosur në nëntor të vitit të kaluar.

Por, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po e kundërshton heqjen e saj derisa Serbia ta njohë pavarsinë e Kosovës. Prej disa muajsh Beogradi dhe Prishtina po akuzojnë njëra-tjetrën se po kushtëzojnë vazhdimin e dialogut.

SHBA-ja dhe BE-ja po i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që së paku të pezullojë tarifën për një periudhë 120 ditor në mënyrë që t’i hapet rruga vazhdimit të dialogut.

Partneri i koalicionit qeverisës në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës po e përkrahë këtë ide mirëpo kundërshtuesi më i madh i saj mbetet kryeministri, Ramush Haradinaj, që vjen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI