Flash

Përgjimet për votat/ PE: Raste të izoluara, zgjedhjet legjitime

Lapsi.al 28 February 2019
Përgjimet për votat/ PE: Raste të izoluara, zgjedhjet legjitime

Kreu i delagacionit të PE, Tunne Kelam deklaroi se përgjimet e publikuara në media për blerje të votës janë raste të izoluara

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të Neës24, Ergys Gjencaj mbi përgjimet e transmetuara edhe nga Zëri i Amerikës, Kelam tha se zgjedhjet konsiderohen legjitime dhe si rezultat dhe parlamenti është legjitim.

“Në fakt kolegu im Preda dhe kolegë të tjerë që kanë qenë vëzhgues, thanë se zgjedhjet konsiderohen legjitime dhe si rezultat dhe parlamenti është legjitim. Nuk mendoj se raste të izoluara të blerjes së votave kanë ndikim në panoramën e madhe. Megjithatë siç janë gjërat tani mendoj se duhet të vazhdojmë me këtë parlament." - u shpreh Kelam.

Sipas raportuesit për Shqipërinë Knut Fleckenstein, kjo është çështje për gjykatat dhe jo për parlamentin.

"Kjo është një cështje për gjykatat jo për parlamentin” tha ai.

I pyetur mbi kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, me një qeveri tranzitore që do të garantojë një proces të lirë e demokratik, Kelam tha se një gjë e tillë do të dëmtonte procesin e hapjes së negociatave.

“Parlamenti është zgjedhur në mënyrë të ligjshme. Keni një qeveri legjitime, kështu që mendoj që përqendrimi e ideja e pasjes së një qeverie të përkohshme ose kalimtare do të dëmtonte përqendrimin që kishte për hapjen e negociatave.” - u  shpreh kryesuesi i delegacionit të PE në Tiranë

Të këshilluara

Shkodër, 50-vjeçari mbytet në lumë

Një person rreth të 50-ve ka humbur jetën në ujërat e lumit Drin. Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, pasi nuk dihet nëse ai është hedhur nga ura e ...

14:58

Si duhet “ribërë” Evropa

Disa ditë më parë, një grup prej 30 shkrimtarësh, historianësh dhe fitues të çmimit Nobel- duke përfshirë Bernard-Henri Levin, Milan Kunderën, Salman Rushdi, Or...

18:39

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI