Flash

Me 95 pasagjerë brenda autobusit, arrestohet shoferi i dehur

Lapsi.al 26 February 2019
Me 95 pasagjerë brenda autobusit, arrestohet shoferi i dehur

Policia ka arrestuar sot një shofer autobusi të linjës Institut-Tiranë.

59-vjeçari N.K. u arrestua pasi po drejtonte mjetin me 95 pasagjerë në gjendje të dehur.

Autoritetet u lajmëruan nga personat brenda autobuzit, që  vunë re lëvizjet e çrregullta të shoferit.

Policia Rrugore e kryeqytetit duke patrulluar dhe monitoruar zbatimin e rregullave te qarkullimit rrugor nga perdoruesit e rruges, si dhe gjatë kontrolleve me përzgjedhje, nisur edhe nga ankesat e pasagjerëve, për mënyrën e sjelljes së drejtuesve të mjeteve të transportit publik qytetas dhe ato rreth qytetas, në rrugën “29 nëntori”, rreth orës 08:00, konstatuan një autobuz të linjës “Institut Bujqesor – Tiranë” duke qarkulluar në mënyrë të ç’rregullt.

Nga verifikimi me aparatin alkool testues, drejtuesi i autobuzit me iniciale N.K., 59 vjeç, i cili në momentin e ndalimit nga policia rrugore, po transportonte me autobuz rreth 95 pasagjerë të linjës përkatëse, rezultoi nën efektin e alkoolit në masën testi i parë 0.74 mg/l dhe testi i dytë 0.71 mg/l, në këto kushte drejtuesi i autobuzit u arrestua në flagrancë për veprën penale “drejtimit i mjetit në gjendje të dehur”.

Policia rrugore falenderon pasagjerët e autobuzit të sipërcituar për adresimin në kohë të shqetësimit duke parandaluar një ngjarje me pasoja të rënda." 

Të këshilluara

Haradinaj: Kosova nuk jep tokë për njohje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë akademisë përkujtimore për heroin Enver Hadri, ka ripërsëritur qëndrimet e tij për dialogun dhe taksën për produk...

16:42

Sistemi kërpudhor i pushtetit të Edi Ramës

Kërpudha e artistit gjerman Carsten Höller mbase u shkatërrua në njërën nga protestat e organizuara nga partitë opozitare kundër qeverisë së Edi Ramës, mirëpo, ...

13:41

Rihanna e lumtur në krahët e bilionerit

Prej rreth një viti Rihanna ka nisur një histori të re dashurie, e cila kohët e fundit mesa duket po shkon më së miri. Së fundmi këngëtarja e njohur është fotog...

15:40

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI