Flash

Shpërthen Monika, i kujton Lefter Kokës kazanët e plehrave dhe tenderët e inceneratorëve

Lapsi.al 21 February 2019
Shpërthen Monika, i kujton Lefter Kokës kazanët e plehrave dhe

Me sa duket Monika Kryemadhit nuk i del e keqja me deputetin e Durrësit që e tradhëtoi, Lefter Koka. Sot kur është pyetur nga mediat për këtë ajo ka shpërthyer duke i kujtuar një gjë për të cilën LSI ka heshtur deri më tani: Implikimin e ish ministrit të saj të mjedisit, me koncesionet famoze të inceneratorëve. Deri më tani ka qenë vetëm demokrati Malltezi që ka vënë gishtin mbi rolin e Kokës në këtë aferë. Ai fillimisht e ftoi të bënte të penduarin dhe më pas kur Koka tha se nuk e digjte mandatin e shpjegoi këtë veprim me pengmarrjen që Rama i la bërë ish ministrit nga LSI, sepse ai e di se çfarë ka firmosur Lefteri.

Por që tani që me sa duket janë ndarë përfundimisht edhe Kryemadhi po i bën dalje Kokës të cilin Ilir meta këmbënguli fort për ta emëruar tek mjedisi, pasi Edi Rama e rrefuzonte kategorikisht. "Kush deputet do të përfundojë në kazan të plehrave le ta provojë. LSI-në, opozitën nuk i mbajnë peng as inceneratorët, as tenderat, as Vettingu dhe asgjë tjetër" tha ajo duke i përmendur Lefterit për herë të parë implikimin në aferën e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

Kërpudha e Edi Ramës, si simbol propagande

Që nga shkatërrimi i skulpturës së diktatorit Enver Hoxha, si rrallëherë më parë gjatë historikut të protestave në vend, qytetarë të pakënaqur, veç godinës s...

13:49

Gjendet pas dy javësh në makinë i vrarë

Është gjetur i vrarë në makinë një nga dy shokët e shpallur të zhdukur prej dy javësh në Tepelenë. 32-vjeçari Sokol Rama është gjetur i ekzekutuar me armë zj...

14:07

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI