Flash

Mandati i Rudina Hajdarit, mes kujtimit të të atit dhe vettingut të së ëmës

Lapsi.al 20 February 2019
Mandati i Rudina Hajdarit, mes kujtimit të të atit dhe vettingut

Një nga misteret e mëdha mes deputetëve që duhet të prononcohen për djegjen e mandatit është edhe ai i Rudina Hajdasit e cila aktualisht gjendet në ShBA. Megjithëse ka fofur nga përtej oqeanit ajo nuk është solidarizuar automatikisht me vendimin e forumeve të PD-së, por ka thënë se verdiktin e saj do ta japë nesër pas kthimit në Shqipëri.

Megjithëse drejtuesit demokrat nuk janë treguar korrektë me deputetn e re sidomos që pas konkresit të PD ku nuk iu dha fjala, Rudina sërish gjendet para një dileme:

A duhet të respektojë ajo vendimin e partisë që u themelua nga i ati, për të djegur mandatet e një kuvendi i cili ende drejtohet nga ish ministri i brendëshëm i periudhës kur Azemi krijoi PD, Gramoz Ruçi? Pra a duhet ti nënshtrohet thirrjes së kujtimit të të atit?

Apo mund të bjerë pre e presionit që Rilindja mund ti bëjë, të emës gjyqtare, Fatmirës e cila së shpejti do të përballet me mënyrës shantazhuese se si rilindasit po përdorin vettingun: kush na shërben ne e kalon?

Mes kësaj dileme gjendet fati i mandatit të Rudina Hajdarit. Megjithëse si njeri i lirë, i shkolluar në perëndim, ajo mund të këtë dhe një proces të pavaruar vendimmarrje që mos influencohet sadopak nga trysnia dhe pesha familjare.

Kjo do të duket nesër e mbrapa, kur Rudina të shpallë verdiktin e saj.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Gjendet pas dy javësh në makinë i vrarë

Është gjetur i vrarë në makinë një nga dy shokët e shpallur të zhdukur prej dy javësh në Tepelenë. 32-vjeçari Sokol Rama është gjetur i ekzekutuar me armë zj...

14:07

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI