Flash

Strategjia/Pse Basha po nxiton drejt djegies së mandateve

Lapsi.al 19 February 2019
Strategjia/Pse Basha po nxiton drejt djegies së mandateve

Njoftimet nga Partia Demokratike po vërshojnë me efektin e ortekut. PD ka njoftuar se do të mbledhë sot kryesinë për djegien e mandateve në orën 18:00, ndërsa ditën e nesërme do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së në orën 17:00 . Po të shohesh dinamikën e ngjarjeve, Basha të dielën shpalli djegien e mandateve, të hënën pati një përshkallëzim të rrufeshëm: grupi parlamentar e miratoi propozimin, pas takimit me aleatët edhe ata iu bashkuan atij dhe më në fund LSI tha po, duke pasur një firo, vetëm Lefter Kokën.

Tani duket sikur Lulzim Basha deri pasditen e së nesërmes do ta mbyllë të gjithë procedurën teknike. Dhe arsyet për këtë mund të jenë dy: Ose ai parashikon që mandatet t'i djegë edhe simbolikisht gjatë protestës së dhunshme që do të mbahet para parlamentit të enjten, duke i ndezur gjakrat e militantëve me këtë akt simbolik; ose ai po nxiton që të shfrytëzojë efektin surprizë që ka ndaj kundërshtarëve politikë, që mos i lejojë Ramës kohën e domosdoshme për blerjen e opozitarëve që janë në listat e opozitës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI