Flash

“Libra dhe trëndafila”, nisma botërore me impakt pozitiv në Burrel

Lapsi.al 20 February 2019
“Libra dhe trëndafila”, nisma botërore me impakt pozitiv

Përpjekja e disa punonjësve të Grupit Balfin e cila filloi si një nismë individuale e tyre për dhurimin e librave në kuadër të nismës botërore “Dhuro 1 libër, fito 1 trëndafil”, u kthye në një fushatë masive disa-mujore dhe u konkretizua me sukses në qytetin e Burrelit me dhurimin e plot 2.500 librave për bibliotekën e bashkisë Mat.

E veçanta e kësaj iniciative është fakti që një pjesë e librave janë dhuruar nga vetë punonjësit e Grupit.

Një kontribut mjaft i madh ishte ai i kompanisë së Grupit Balfin, Nett Trade, e njohur ndryshe si Dyqan Taxi, e cila nëpërmjet www.bukinisti.al dhuroi një sasi të konsiderueshme të këtyre librave.

Në ceremoninë që u zhvillua në mjediset e bibliotekës së Burrelit me këtë rast, ishte e pranishme edhe nënkryetarja e bashkisë Anjeza Shema, drejtoresha e bibliotekës Fiqirete Kurti, disa prej lexuesve më të rregullt të bibliotekës, si dhe përfaqësues nga Grupi Balfin dhe Albchrome.

Sigurisht edhe në këtë takim nuk munguan trëndafilat.

Te tilla nisma do te vazhdojnë në muajt dhe vitet në vijim duke nxitur vullnetarizimin tashmë edhe në radhët e vetë punonjësve të shoqërive të Grupit.

Kontributi në dije dhe në jetën kulturore nuk është një nismë sporadike, por pjesë e politikave të Përgjegjësisë Sociale të Grupit Balfin.

Disa kohë më parë biblioteka e qytetit të Lezhës u pasurua me mbi 1700 tituj të rinj librash, me një vlerë prej mbi 1.2 milion lekësh të reja. Kjo përpjekje u realizua falë interesimit personal të Presidentit të Grupit, Z. Samir Mane.

Gjithashtu, edhe TEG në të kaluarën është bërë pjesë e nismës “Dhuro librin tënd”, e ndërmarrë në prag të fillimit të Vitit të Ri Shkollor, në mënyrë që librat e dhuruar të shkonin në favor të vogëlushëve të cilët nuk kanë mundësi ekonomike.

Grupi Balfin ka qenë mjaft i angazhuar në përgjegjësinë sociale gjatë tre viteve të fundit dhe kompania ka shfaqur një vëmendje të posaçme për kategori të ndryshme familjesh apo individësh në nevojë. Nën kujdesin e veçantë të presidentit të Grupit Samir Mane, janë të shumta historitë e trishta, të cilat grupi është përpjekur që t’i ndryshojë për mirë.

Kontributi i Grupit Balfin për shoqërinë shqiptare do të vijë duke u rritur progresivisht nga viti në vit. (artikull promocional)

Të këshilluara

Gjendet pas dy javësh në makinë i vrarë

Është gjetur i vrarë në makinë një nga dy shokët e shpallur të zhdukur prej dy javësh në Tepelenë. 32-vjeçari Sokol Rama është gjetur i ekzekutuar me armë zj...

14:07

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI