Flash

Rama tallet me studentët: "E dija që në janar do qetësoheshit"

Lapsi.al 22 February 2019
Rama tallet me studentët: "E dija që në janar do

Gjatë një takimi për të ashtuquajturin "Pakti për universitetin" me studentët e Gjirokastrës që nuk i bënë asnjë kërkesë dhe nuk organizuan asnjë orë protestë, kryeministri nuk e ka kursyer sarkazmën për të cilën kërkoi ndjesë jo më larg se mbrëmë. Në një moment kur ai po priste pyetje dhe nga studentët që i kishin mbledhur aty askush spo tregohej i interesuar t'ia bënte, Rama tha me qesendi: "Ahhh e dija mo e dija që do kalonte dhjetori dhe do të qetësoheshit" duke iu referuar protestës studentore si një kërpudhe pas shiu me jetë të shkurtër. Dhe si për ta lëvizur deri në fund thikën në plagën e ironisë ai shtoi: "E keqja me ju është se pas qetësimit ia fusni me gjumë, por këtë herë do të jem unë që nuk do ju lë të flini".

Dhe e bukura është se kryeministri zgjodhi ti thoshtë këto fjalë para studentëve gjirokastritë që vërtet ishin në gjumë edhe kur të ngjashmit e tyre dolën rrugëve pasi u etiketuan si ngelësa që nuk meritonin tarifa më të ulta në kurriz të pjesës tjetër të popullsisë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Kërpudha e Edi Ramës, si simbol propagande

Që nga shkatërrimi i skulpturës së diktatorit Enver Hoxha, si rrallëherë më parë gjatë historikut të protestave në vend, qytetarë të pakënaqur, veç godinës s...

13:49

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI