Flash

Pasi ekzekutoi kunatën dhe e hodhi në ferra, arrestohet Dashamir Xhepa

Lapsi.al 26 February 2019
Pasi ekzekutoi kunatën dhe e hodhi në ferra, arrestohet Dashamir Xhepa

Arrestohet nga policia autori i dyshuar i vrasjes së Lirie Xhepës. Trupi i viktimës u gjet i masakruar në ferrat e liqenit të Sharrës rreth dy javë pas ngjarjes.

Dashamir Xhepa është arrestuar në Peshkopi, ndërsa po tentonte të largohej jashtë vendit.

Xhepa u shpall në kërkim me datë 14 shkurt, ndërsa sot u gjet i fshehur në shtëpinë e shtetasit Mensut Sula në tentativë për t’ia mbathur nga Shqipëria.

Mësohet se konflikti mes Lirie Xhepës dhe kunatit të saj Dashamirit ka nisur që në 2008 për pronat. Madje në 2008 ajo ka shkuar në spital me shenja dhune në kokë, por ka deklaruar se ka renë nga shkallët.

 “Kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetases L. Xh., ngjarje e ndodhur më 13 shkurt 2019, pranë kodrave të liqenit të Sharrës.

Në pranga dhe një tjetër shtetas për “Përkrahje të autorit të krimit”.

Shërbimet e Policisë Tiranë, pas identifikimit të autorit të dyshuar të vrasjes së shtetases L. Xh., janë vënë në ndjekje intensive të tij. Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative shërbimet e Policisë lokalizuan vendodhjen e autorit të dyshuar, shtetasit D. Xh., dhe bënë kapjen dhe arrestimin e tij në qytetin e Peshkopisë ku dhe strehoej.

Gjithashtu u arrestua dhe shtetasi M. S., për “Përkrahje të autorit të krimit”, i cili ka ndihmuar dhe strehuar autorin e dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Armëmbajtje pa leje”, në ngarkim të shtetasit D. Xh., dhe për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, në ngarkim të shtetasit M. S.”, njofton policia.

Të këshilluara

Haradinaj: Kosova nuk jep tokë për njohje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë akademisë përkujtimore për heroin Enver Hadri, ka ripërsëritur qëndrimet e tij për dialogun dhe taksën për produk...

16:42

Sistemi kërpudhor i pushtetit të Edi Ramës

Kërpudha e artistit gjerman Carsten Höller mbase u shkatërrua në njërën nga protestat e organizuara nga partitë opozitare kundër qeverisë së Edi Ramës, mirëpo, ...

13:41

Rihanna e lumtur në krahët e bilionerit

Prej rreth një viti Rihanna ka nisur një histori të re dashurie, e cila kohët e fundit mesa duket po shkon më së miri. Së fundmi këngëtarja e njohur është fotog...

15:40

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI