Flash

Shkodër, 50-vjeçari mbytet në lumë

Lapsi.al 27 February 2019
Shkodër, 50-vjeçari mbytet në lumë

Një person rreth të 50-ve ka humbur jetën në ujërat e lumit Drin. Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, pasi nuk dihet nëse ai është hedhur nga ura e Bahçallekut apo ka hyrë në lumë dhe është mbytur.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes janë marrë në pyetje nga policia, por ata kanë dhënë versione kontradiktore.

Ndërkohë mbi urë është gjetur biçikleta dhe rrobat e tij. Policia me FNSH po kërkojnë pasi ka sinjalizime që trupi ka dalë në një prej ishujve të vegjël ku bashkohet Buna me Drinin. Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Të këshilluara

Si duhet “ribërë” Evropa

Disa ditë më parë, një grup prej 30 shkrimtarësh, historianësh dhe fitues të çmimit Nobel- duke përfshirë Bernard-Henri Levin, Milan Kunderën, Salman Rushdi, Or...

18:39

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI