Flash

Haradinaj: Hapja e temës së çështjes së kufijve në Ballkan është në axhendën e Putinit

Lapsi.al 26 February 2019
Haradinaj: Hapja e temës së çështjes së kufijve

Pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj u shpreh se hapja e çështjes së kufijve dhe territoreve në Ballkan është në axhendën e presidentit rus, Vladimir Putin.

Sipas tij, Kosovës i duhet një garanci e fortë ndërkombëtare për njohje të shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë si dhe përjashtim i mundësisë së ndryshimit të kufijve në Ballkan.

“Hapja e çështjes së kufijve dhe territoreve në Ballkan është pikërisht ajo që ne e dimë që është agjendë e Vladimir Putinit, pra për të mbajtur Ballkanin hapur, sepse askush nuk garanton kur hapet një kufi çka ndodhë me të pastaj”, është shprehur ai.

Sa i përket taksës prej 100 për qind që Qeveria e Kosovës ka vënë në produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, Haradinaj ka thënë se Kosovës i duhet një kontratë.

“E kemi thënë edhe ne disa herë që edhe ne shpresojmë sa më shpejt të vie dita kur do të anulohet taksa dhe hyn ne fuqi marrëveshja e tregtisë së lirë mes Kosovës dhe Serbisë, por për këtë nevojitet kontrata, kontrata pra me të gjithë kapitujt e vet për njohjen reciproke. Një kontratë që nuk bazohet në ndryshim të kufijve dhe të territoreve edhe që nuk merr për bazë një Republikë Serbe apo një pushtet të tretë, Dodik Republikë, si jemi mësuar t’i themi”, ka deklaruar ai.

Bashkimi Evropian ka kundërshtuar vendosjen e kësaj takse në importet e Serbisë dhe Bosnjës, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë thënë se mospezullimi i tarifës prej 100 për qind përbën qëndrim kundër interesave të SHBA-së.

Së fundmi, si pasojë e mbajtjes së taksës, autoritetet amerikane kanë anuluar ftesat për 14 pjesëmarrës nga Kosova në tetë programe të Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë “George Marshall”, shkruan rel.

Tarifa është bërë pengesë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se ky proces nuk vazhdon pa heqjen e taksës në importet e Serbisë. Tarifa prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina është vendosur në nëntor të vitit të kaluar.

Të këshilluara

Haradinaj: Kosova nuk jep tokë për njohje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë akademisë përkujtimore për heroin Enver Hadri, ka ripërsëritur qëndrimet e tij për dialogun dhe taksën për produk...

16:42

Sistemi kërpudhor i pushtetit të Edi Ramës

Kërpudha e artistit gjerman Carsten Höller mbase u shkatërrua në njërën nga protestat e organizuara nga partitë opozitare kundër qeverisë së Edi Ramës, mirëpo, ...

13:41

Rihanna e lumtur në krahët e bilionerit

Prej rreth një viti Rihanna ka nisur një histori të re dashurie, e cila kohët e fundit mesa duket po shkon më së miri. Së fundmi këngëtarja e njohur është fotog...

15:40

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI