Flash

VIDEO/ Batutat pikante të Demaçit kundër Rugovës, Thaçit dhe pse iku nga UÇK

Lapsi.al 26 July 2018
VIDEO/ Batutat pikante të Demaçit kundër Rugovës,

Bëri shumë vite burg për mendimet, qëndrimet dhe veprimet e rinisë së tij. Ato nuk i ndryshoi as kur iu kthye liria.

Madje, Adem Demaçi u bë më i ashpër dhe më i drejtpërdrejtë, sa herë kishte mundësi të shprehej.

Klan Kosova ka bërë dy përmbledhje të batutave më pikante të “Mandelës së Kosovës”.

E para është me intelektualët serbë në Beograd, më 1994, kur Demaçi u tha: “Për këtë që kaq fort e dua lirinë për popullin tim, për këtë jeni dhe ju fajtorë zotërinj të nderuar sepse prej jush kam mësuar se si duhet liria dhe pavarësia”.

I rreptë dhe i guximshëm u tregua edhe në një debat me liderin e opozitës serbe, Vuk Drashkoviq, më 1998, ku u fol për pavarësinë e mundshme të Kosovës, që beogradasi e mohonte duke iu drejtuar: “I nderuar koleg, në politikë kurrë mos thuaj kurrë”.

Një përgjigje po aq të prerë, Demaçi e pati edhe për përfaqësuesin e SHBA-ve për Ballkanin, Robert Gelbard, më 1998, kur ky i fundit e quajti UCK-në organizatë terroriste.

“Pa pritur e pa kujtuar ai më tha “terroristë” dhe unë ia preva: “Liri!” dhe aty u ndamë”

Adem Demaçi, më 1998, u zgjodh përfaqësues i zyrës politike të UCK-së, selia e së cilës ishte në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë.

Ai ishte njeriu i parë politik i UÇK-së. Ai mori këtë detyrë me 12 gusht 1998 ndërsa u largua më 26 shkurt 1999. Largimi i tij nga kjo detyrë, erdhi pasi Demaçi nuk u pajtua me nënshkrimin e dokumenteve që dolën nga konferenca e Rambujesë.

https://youtu.be/430frmeKlcY

https://www.youtube.com/watch?v=Ems5795-QBQ

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI