Flash

Zjarret në Greqi/ 6 shqiptarë dalin nga spitali, një tjetër rëndë

Lapsi.al 26 July 2018
Zjarret në Greqi/ 6 shqiptarë dalin nga spitali, një tjetër

Në ditën e tretë të tragjedisë që shkaktoi zjarri apokaliptik që rrafshoi rajonin e Atikës, në Greqi, vetëm një qytetar shqiptar vazhdon të jetë ende në spital.

Bëhet fjalë për 60-vjeçarin Viktor Cenko, me origjinë nga Narta i cili ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacionin e spitalit Evangjelismos në Athinë.

Ai ka djegie të shkallës së tretë në mbi 85% të trupit. E kontaktuar nga Klan, ambasada shqiptare në Athinë konfirmoi se 6 shqiptarët e tjerë që po merrnin ndihmë mjekësore kanë dalë nga spitali.

Raportohet gjithashtu se edhe dy gra të tjera me origjinë shqiptare rezultojnë të zhdukura, por ky lajm mbetet i pakonfirmuar zyrtarisht.

Me kalimin e orëve bilanci i viktimave sa vjen e rritet. Zyrtarisht numërohen 84 viktima, rreth 200 të lënduar, ndërsa qindra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. 11 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore, në spitalet e Athinës, gjendja e tyre sa vjen e përkeqësohet.

Një tjetër trup i shkrumbuar u gjet në oborrin ku u gjetën 26 trupa të karbonizuar, të përqafuar me njëri tjetrin. Ekipet e emergjencave janë ende në garë me kohën, për gjetjen e të zhdukurve, por shpresat mbeten të pakta.

Nisur nga numri i lartë i personave të zhdukur, mediat në Greqi raportojnë se bilanci mund të jetë edhe më i rëndë, mbi 100 viktima. Në total numërohen mbi 750 shtëpi të djegura.

Në një vizitë në fshatin Mati, ministri i Brendshëm grek, Panos Kamenos, u përball me zemëratën e banorëve, për reagimin e ngadaltë të shtetit dhe mungesën e një plani emergjence.

Ende i pa rimëkëmbur nga gërmadhat që la zjarri masiv, Greqia po përballet me një tjetër katastrofë, atë të stuhisë së shirave që kanë pushtuar rajonin e Atikës.

Autoritetet mbeten në ankth pasi zonat e shkatërruara nga zjarri mund të përmbyten, për pasojë mbledhja e viktimave bëhet edhe më e vështirë.

Të këshilluara

Ka sërish lajme të këqija nga moti

Instituti i Gjeoshkencave në Shqipëri raporton se moti këtë pasdite do të jetë me reshje në thuajse të gjithë territorin e repulikës.  Në informacionin e dhënë ...

19:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI