Flash

Zjarret, paralajmërohet një skenar apokaliptik edhe për Shqipërinë

Lapsi.al 25 July 2018
Zjarret, paralajmërohet një skenar apokaliptik edhe për

Një raport i publikuar vetëm pak kohë më parë nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal fliste për një skenar apokaliptik në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor në vitet në vijim, me temperaturat mesatare që do të rriten me të paktën 5 gradë celsius deri në fund të shekullit dhe me klimën që do të kthehet në sub-tropikale.

Zonat bregdetare dhe jugore, si Shqipëria, do të jenë gjithmonë e më të nxehta e më të thata gjatë stinës së verës, stinë e cila do të zgjatet edhe më shumë me kalimin e viteve. Shqipëria është një ndër vendet më të prekura nga ndryshimi klimatik në rajon, me temperaturat në rritje të ndjeshme, si në të ardhmen e afërt, deri në 2035, me rreth 1 gradë celsius.

Por, ndër të tjera, raport jep alarmin edhe për zjarret. Në një kohë që Greqia është goditur nga një tragjedi e përmasave gati apokaliptike, studimi jep alarmin, dhe Shqipëria është në qendër të këtij rreziku.

Zjarret vlerësohen si një ndër simptomat kryesore të ndryshimeve klimatike në rajon dhe të klimës sub-tropikale që do të përfshijë të gjithë Ballkanin Perëndimor. Në rritje projektohet jo vetëm frekuenca e zjarreve nëpër pyje por edhe përhapja e këtyre zjarreve në zona të tjera, edhe të banuara. Për këtë arsye, studimi rekomandon rritje të kapaciteteve monitoruese nëpër pyje./Scan

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI