Flash

Vendi pa gjykata, por Romana Vlahutin sheh reforma "mahnitëse"

Lapsi.al 25 July 2018
Vendi pa gjykata, por Romana Vlahutin sheh reforma "mahnitëse"

Në një kohë kur Shqipëria mund të jetë vendi i vetëm në botë me një sistem drejtësie ku mungojnë gjykatat e sipërme, Romana Vlahutin flet me superlativa për sukseset e reformës në drejtësi.

Në një intervistë për Dë, ambasadorja e BE stërmundohet të nxjerrë në pah suksesin e një reforme që e etiketon si "mahnitëse", duke ia justifikuar vonesat, që kanë lënë vendin me një sistem drejtësie të gjymtuar.

 

"Nuk pajtohem disi me nocionin e vonesave, sepse kur shikon objektivisht këtë reformë ajo është vërtet mahnitëse: kaq gjithëpërfshirëse, që kërkoi ndryshimin e 1/3 së Kushtetutës, miratimin e 40 ligjeve të reja, që realizoi një ridizenjim të plotë të sistemit, duke përfshirë vetting-un dhe ngritjen e institucioneve të reja, që nisi nga zeroja vetëm 3 vjet më parë. Në vende të tjera edhe reforma më të vogla marrin më shumë kohë. Sot jemi dëshmitarë të progresit të rëndësishëm të vetting-ut dhe lista prioritare duhet të përfundojë aty nga fundi i shtatorit.

Ajo do të krijojë mundësinë për ngritjen e institucioneve të reja të vetëqeverisjes së gjyqësorit, që Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë të fillojnë funksionimin e tyre. Ndërkohë ka pasur dhe ende ka shumë përpjekje, nga ata që kundërshtuan reformën për shkak të interesave vetiake, që e sulmuan atë me mjete të ndryshme, por që dështuan. Sistemi i ri i gjyqësorit është tani një realitet kushtetues.

Pati humbje kohe për shkak të atyre përpjekjeve të dështuara dhe grindjeve politike, por edhe këto të fundit janë pjesë e procesit. Natyrisht, në një reformë kaq gjithëpërfshirëse, të duhet të presësh edhe momente të vështira, por e rëndësishme është që njerëzit kuptojnë se kjo reformë është vendimtare për shoqërinë dhe se nuk është e mundur të ndryshosh në pak muaj atë që është shkatërruar për dekada të tëra" u shpreh Vlahutin.

Por duket se antuziazmi i ambasadores nuk i përgjigjet realitetit. Deri tani, mahnitëse mund të konsiderohet vetëm fuqia goditëse e shumicës në pushtet ndaj institucioneve të drejtësisë. Në krye të prokurorisë është e zgjedhura e socialistëve, Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë zhbërë, ndërsa Vetingu dalëngadalë nuk po i fsheh më standartet e dyfishta që po përdor.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI