Flash

Tragjedia e zjarrit në Athinë, shpallen të zhdukura dy shtetase shqiptare punonjëse të një taverne

Lapsi.al 25 July 2018
Tragjedia e zjarrit në Athinë, shpallen të zhdukura dy shtetase

Deri tani nga tragjedia e zjarri në Athinë janë konfirmuar 79 viktima. Ndërkohë, sipas Top Channel ditën e sotme janë shpallur të zhdukura dy shtetase shqiptare, punonjëse të një taverne.

Në mesin e viktimave janë edhe dy shtetase polake dhe 3 danezë, të cilët janë gjetur të mbytur në përpjekje për të shpëtuar nga flakët. E duke qenë se trupat tyre nuk kanë qenë të dëmtuara identifikimi nga të afërmit është bërë shpejt.

Mbrëmjen e së martës u konfirmua viktima e parë shqiptare e tragjedisë nga zjarret në Greqi. Ndërkohë ambasada jonë në Athinë njofton për 3 të lënduar, mes tyre dy fëmijë shqiptarë që ndodhen në spital në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet konfirmojnë mbi 79 viktima, ndërsa paraditen e sotme do të nisë edhe identifikimi i tyre. Athina është në emergjencë, ndërsa nga zonat e goditura mbërrijnë histori të rënda. 187 persona janë lënduar dhe bilanci pritet të rëndohet. Gjatë së martës pati raportime se mes viktimave kishte edhe disa emigrantë shqiptarë, ndërsa në mbrëmje vonë u konfirmua viktima e parë.

Ajo është Nica Leka, me origjinë nga Leshnica e Sarandës dhe ishte e martuar me një shtetas grek. Ajo vdiq në banesën e saj në vendin e quajtur Mati, ndërsa bashkëshorti i saj grek ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

Lajmin e vdekjes së saj e njofton korrespondenti ynë në Athinë, ndërsa Ambasada Shqiptare në Athinë nuk e konfirmon. Ambasada tha mbrëmjen e së martës pas verifikimeve të kryera në terren, si dhe nga burimet zyrtare të Emergjencave Civile, rezulton se përveç rastit të qytetares shqiptare në spitalin Evangelismos, janë dhe dy fëmijë të shtruar në spitalin pediatrik Agia Sofia, në gjendje të mirë shëndetësore.

Të këshilluara

FOTO/ Si nisi zjarri shfarosës i Athinës

Mbi 76 persona kanë humbur jetën nga zjarri i nisur një ditë më parë në Athinë, rreth 167 kanë mbetur të lënduar e disa të tjerë janë zhdukur. 23 nga viktimat j...

22:49

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI