Flash

Thellohet bilanci i viktimave nga zjarri në Greqi, shkon në 77 numri i të vdekurve, qindra të zhdukur

Lapsi.al 25 July 2018
Thellohet bilanci i viktimave nga zjarri në Greqi, shkon në 77 numri i

Thellohet bilanci i viktimave nga zjarret në Greqi, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 77. Nga të dhënat e shërbimit të zjarrfikësve, mësohet se 187 persona janë plagosur. Ngjarja bëhet edhe më tragjike, pasi 24 prej viktimave janë fëmijë. Ndërkohë dyshohet për qindra persona të zhdukur.

Përgjatë ditës së djeshme edhe gjatë natës, në tri zona të ndryshme të Athinës ‘shpërthyen’ 15 vatra zjarri, ku situata më dramatike ishte në fshatin bregdetar Mati. Përveç dhjetëra të vdekurve në vende të ndryshme të periferisë së Athinës për shkak të zjarreve masive, ekipet e shpëtimit u tmerruan kur gjetën 26 persona të djegur të gjallë në një restorant, kjo edhe për shkak të bombolave të gazit.

Qindra turistë janë evakuuar nga plazhet përgjatë operacioneve të shpëtimit, me 3 gra dhe një fëmijë që u mbytën në det në përpjekje për t’u ikur flakëve. Aktualisht në terren ndodhen forca të nderhyrjes, të cilët po vijojnë kërkimet në çdo ndërtesë.

Të këshilluara

FOTO/ Si nisi zjarri shfarosës i Athinës

Mbi 76 persona kanë humbur jetën nga zjarri i nisur një ditë më parë në Athinë, rreth 167 kanë mbetur të lënduar e disa të tjerë janë zhdukur. 23 nga viktimat j...

22:49

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI