Flash

Zjarret në Greqi, qeveria shqiptare ofron 100 mijë euro ndihmë për lehtësimin e pasojave

Lapsi.al 25 July 2018
Zjarret në Greqi, qeveria shqiptare ofron 100 mijë euro ndihmë

Qeveria shqiptare do të japë 100 mijë euro ndihmë për Greqinë pas zjarreve që përfshinë rajonin e Atikës, ku deri më tani kanë humbur jetën mbi 81 persona dhe 174 janë të plagosur.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave fondi i ndihmës ndaj Greqisë do shërbejë për lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga zjarret masive. Fondi do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

“Lutjet dhe mendimet tona kanë qenë me fqinjët tanë të mirë grekë dhe për shqiptarët që jetojnë atje. Ditët e fundit kanë qenë tmerrësisht tragjike, dhe në shpresojmë që ky kontribut i joni modest, t’u vijë në ndihmë në këto kohë të vështira” - thuhet në njoftimin e qeverisë në Twitter.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ndjehet pranë Greqisë fqinje në këto orë tragjike.

“Shqipëria ndjehet veçanërisht pranë Greqisë fqinje në këto orë tragjike për ata që humbën të dashurit e tyre dhe po përballen me pasojat e dhimbshme të një zjarri të tërbuar! Qeveria Shqiptare sapo aprovoi një donacion në shenjë solidariteti me vëllezërit e motrat tona”- shkruan Rama.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI