Flash

Pas zjarrit, Greqia kërcënohet nga përmbytjet

Lapsi.al 25 July 2018
Pas zjarrit, Greqia kërcënohet nga përmbytjet

Autoritetet në Bullgari kanë paralajmëruar fqinjët e tyre jugorë, Greqinë dhe Turqinë se mund të përballen me përmbytje pas reshjeve të mëdha që priten të tejfryjnë shtretërit e lumenjve Arda dhe Maritsa që rrjedhin në territoret e tyre.

Paralajmërimi vjen ndërkohë që shërbimet greke të emergjencave po luftojnë me flakët në katastrofën më të madhe të viteve të fundit, si pasojë e zjarreve në kryeqytetin Athinë, që i kanë marrë jetën deri më tani disa dhjetëra personave.

Diga Ivailovgrad, në lumin Arda, në malet Rodope në lindje, ka shumë gjasa të tejmbushët ditët e ardhshme për shkak të reshjeve që pritet të bien, tha ministria e jashtme bullgare. Lumi Arda rrjedh drejt lindjes në Greqi dhe i bashkohet lumit Maritsa në kufirin greko-turk.

Sofja tha se pret rritje masive të nivelit të ujit në të dy këto lumenj veçanërisht në afërsi të qytetit bullgar Svilengrad, në afërsi të kufirit turk.

Autoritetet bullgare kanë shpallur gjendjen e emergjencës në disa bashki pas shirave të rrëmbyeshëm. Një person humbi jetën pasi u rrëmbye nga ujërat e përmbytjeve në qytetin bullgar Teteven, të martën./tch

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI