Flash

'Drino 2018', mbi 50 vetë të ndaluar në Kakavijë

Lapsi.al 25 July 2018
'Drino 2018', mbi 50 vetë të ndaluar në Kakavijë

Prej 10 ditësh në kufirin e gjelbër që mbulon stacioni i Policisë Kufitare Kakavijë është zhvilluar një operacion i përbashkët mes Policisë Shqiptare, atyre të rajonit dhe disa organizatave ndërkombëtare. 9 patrullat u angazhuan ditën dhe natën për të mundësuar mbikëqyrjen më të rreptë të vijës kufitare dhe ofruan mbështetje me mjete transporti dhe pajisje logjistike.

Në operacion mësohet se janë ndaluar disa shtetas të huaj, emigrantë të paligjshme, të cilët iu nënshtruan procedurave përkatëse, si dhe disa shtetas shqiptarë, të cilët kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme.

“Shërbimet bënë të mundur kapjen e disa shtesve të huaj, emigrantë të parregullt të cilët iu nënshtruan procedurave të intervistimit sipas rastit si dhe të shtetasve shqiptarë të cilët kanë dashur të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshëm”, tha Aida Hajna.

“Më shumë se 50 persona u ndaluan gjatë një operacioni të përbashkët. U shkëmbye gjithashtu përvojë mbi taktikat e observimit ç’ka e bën këtë operacion të suksesshëm. Kakavija nuk u zgjodh spontanisht si stacion i operacionit. Kjo erdhi pasi u kryen vlerësime në kufinjtë e gjelbërt në të gjithë bregun perëndimor të Ballkanit dhe vumë re që kufiri jugor shqiptar së fundi është ekspozuar ndjeshëm. Ne kemi shumë informacion jo vetëm mbi rrugët e paligjshme nga Greqia drejt Shqipërisë, por edhe kanalet e trafikut nga Turqia deri në Gjermani. Operacioni “Drino” na dha informacion mbi strehuesit e refugjatëve dhe bashkëpunëtorët e tjerë të rrjeteve”.

Synimi i këtij operacioni të përbashkët ishte parandalimi i kalimit të paligjshëm të kufirit dhe i veprimtarive kriminale në kufi.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI