Flash

Deklaratë e fortë e PD: Bojkotoni Top Channel!

Lapsi.al 25 July 2018
Deklaratë e fortë e PD: Bojkotoni Top Channel!

Partia Demokratike ka bërë sot një deklaratë të fortë duke akuzuar Televizionin Kombëtar Top Channel për censurim të aktiviteteve të saj. Në deklaratën e shpërndarë për mediat thuhet se kjo bie në kundërshtim me parimet bazë të gazetarisë dhe informimin e pavarur të publikut. Në deklaratën e rrallë të Partisë Demokratike, ajo u bën thirrje qytetarëve të bojkotojnë Top Channel sepse nuk i shërben interesit publik.

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike

Televizioni Kombëtar Top Channel shënoi sot një rekord sa imoral, aq edhe joligjor, duke çensuruar plotësisht opozitën dhe duke mos transmetuar asnjë sekondë nga aktiviteti i Partisë Demokratike.

Kjo linjë editoriale bie në kundërshtim me parimet kryesore të gazetarisë për informimin e pavarur të publikut, si dhe me ligjet në fuqi për operatorët televizivë.

Ligji për median audiovizive e ndalon televizionin kombëtar Top Chanel që, pronën publike, në këtë rast frekuencën kombëtare, ta trajtojë si një dyqan privat që perzgjedh mallin për shitje.

Ligji e detyron Top Channel dhe çdo televizion tjetër të transmetojë lajmet me vërtetësi dhe të sigurojë që trajtimi i çështjeve me interes publik të jetë i drejtë për subjektet e interesuara.

Qëndrimi i opozitës për klimën armiqësore ndaj biznesit, për zhbërjen e reformës në drejtësi nga Edi Rama dhe kthimin e vettingut në proces politik që konfirmon gjyqtarë të korruptuar dhe në shërbim të Edi Ramës, siç ishte sot rasti i Ardian Dvoranit, janë çështje me interes shumë të lartë publik, por të çensuruar nga televizioni kombëtar Top Channel.

Partia Demokratike u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare ta shënojne çensurën e opozitës nga Top Channel si një rekord flagrant të një mediaje të kapur, që i shërben interesave personale të drejtuesve të saj dhe të qeverisë.

Partia Demokratike i bën thirrje mbështetësve të saj dhe qytetarëve, që duan të informohen me vërtetësi, të bojkotojnë Top Channel, si televizion që, në shkelje flagrante të licensës kombëtare, nuk i shërben interesit publik!

Bashkëngjitur foto e takimit mes Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi, me anëtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI